Policia e Kukësit ka arrestuar 32 vjeçarin Binak Koza, të shpallur në kërkim me akuzën “Falsifikim të dokumenteve”.
Sipas autoriteteve 32 vjeçari, banues në Kukës, i shpallur në kërkim prej disa ditësh ka rënë në pranga mëngjesin e sotëm.
I arrestuari i cili falsifikonte dokumente rezulton i dënuar nga Gjykata e Kukësit me 4 vjet heqje lirie

Redaksia online 
(A.T/shqiptarja,com)