KUKES - Familjarët e viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në Topojan të Kukësit, ka deklaruar se, janë të braktisur nga shteti dhe rruga Kukës-Shistavec ka që në vitin 1996 që nuk është vënë dorë.

Duke folur për gazetarin e A1 Report, Arsen Rusta, djali i xhaxhait të Zamir Karanxhës, deklaroi se janë të braktisur nga strukturat shtetërore.

“Jemi të braktisur. Shteti afro 20 vjet pa vënë dorë në rrugën Kukës-Shishtavec. Që nga viti 1996 rruga Kukës-Shishtavec pa asnjë investim”, ka deklaruar ai për A1 Report nga vendi i ngjarjes në Topojan të Kukësit.

Zamir Karanxha ishte drejtori i shkollës së fshatit Topojan.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)