KUKES - Sot në mesditë është shënuar një ngjarje e rëndë në afërsi të fshatit Kolsh, në dalje të autostradës së Kukësit, ku dy persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur me dhunë një punonjës të postës Shqiptare duke i shkaktuar edhe plagë të rënda në kokë dhe trup, si dhe duke i marrë një shumë parash prej 15 milionë lekësh të vjetra.
Sulmi i punonjësit të postës Zenel Algjonaj, i cili pasi kishte tërhequr fondin e pagës së pensinonistëve të komunës Malzi, po udhëtonte me automjetin e tij ku dy persona me maskë, njëri me automatik dhe tjetri me pistoletë i kanë zënë pritë në dalje të autostradës dhe e kanë goditur disa herë punonjësin Algjonaj duke e lënë pa ndjenja në tokë. Agresorët më pas kanë marrë shumën e parave dhe janë larguar.
Ndërkohë punonjësi i plagosur rëndë është pikasur nga kalimtarë të rastit të cilët e kanë siell me shpejtësi në urgjencën e spitalit rajonal të Kukësit, por dëmtimet e rënda në kokë dhe trup kanë detyruar stafin mjekësor të Kukësit ta transferojnë të plagosurin me helikopter për në siptalin ushtarak në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar.
Policia e Kukësit ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes si dhe arrestimin e autorëve.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com