Policia e Kukësit, Lezhës dhe ajo e Fierit kanë gjetur dhe asgjësuar 4965 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, ndërkohë që njëri prej kultivuesve të tyre ëhstë vënë në pranga.
Kështu, sipas policisë së Fierit, 155 rrënjët e kanabisit dhe një armë zjarri u gjetën në Mallakastër ku në pranga ka rënë Fatmir Xhafaj 58-vjeç, pasi në fshatin Belishovë, Mallakastër, në vendin e quajtur “Çalja”, në pyll u gjetën 2 parcela të mbjella me 155 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, dhe një armë zjarri automatik model 56.
Gjithashtu u fiksua një tubo plastike, e cila kishte lidhje me tokën pranë pyllit në pronësi të Fatmir Xhafaj.
Ndërkohë në Kukës, 280 rrënjët e bimëve narkotike u gjetën në fshatin Bele, në vendin e quajtur “Qafa e Zbinecit” ndërkohë që nuk dihet kultivuesi i tyre.
Sakaq, në Lezhë, janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 4030 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva në Qarkun Lezhë, ku në Domje, Ungrej Lezhë, në një parcelë në një zonë të pyllëzuar janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 2500 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Në fshatin Mushtë, Spaç Mirditë, në një parcelë në një zonë të pyllëzuar janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 1530 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva .
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com