KUKES-  Prej disa ditësh mjegulla e dendur vazhdon të mbulojë zonën verilindore ashtu siç nuk ka ndodhur në dimrat e mëparshëm. Mjegulla shoqërohet me temperatura të ulëta deri në -3 gradë, duke shkaktuar dhe vështirësi në lëvizjen e automjeteve pasi nëpër rrugë është i pranishëm edhe akulli.
Drejtues të Zyrës së Emergjencës Civile bëjnë apel për kujdes nga drejtuesit e mjetete. Mjegulla e dendur që ka mbuluar thuajse të gjitha akset rrugore kërkon lëvizjen me drita të ndezura. Ndërkohë, në mjaft segmente rrugore i pranishëm është edhe akulli, që e vështirëson edhe më shume lëvizjen e mjeteve. Punonjësit e ndërmarrjes së shërbimit të rrugëve vazhdojnë të hedhin kripë e skorje në segmentet me shtresa akulli, si në segmentin e autostradës fushë Dugagjin – tunel, Kukës – Shishtavec, Kukës – Bushtrisë, Kukës – Qafë Mali dhe Qafë Mali – Bajram Curri