KUKES - Dhunimi i një prej mjekëve të spitalit rajonal të Kukësit dy ditë më parë ka çuar në përshkallëzimin e reagimit të bluzave të bardha.
Stafi i spitalit ka protestuar sërish përmes një greve ndërsa kanë kërkuar zhvillimin e një takimi me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe krerët vendorë për të analizuar situatën e sigurisë.
Ftesës së tyre i është përgjigjur pozitivisht vetëm nëndrejtori i policisë së qarkut Kukës, Xhafer Elezi, i cili u ka konfirmuar ndalimin e personit që dhunoi dy ditë më parë mjekun Mustaf Mustafa.
Përtej deklaratave të policisë, mjekët shprehen tepër të fyer ndaj mos reagimit të drejtuesve të institucioneve të tjera që nuk pranuan të merrnin pjesë në takim.
Ata paralajmëruan përshkallëzim e grevës duke filluar nga dita e hënë deri në ndërprerje të plotë të punës në spital.
Mustaf Mustafa, një nga mjekët më të vjetër të spitalit të Kukësit u dhunua në ambientet e punës nga të afërmit e një pacienti.
(eb/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com