KUKES- Sekretari i këshillit të komunës Gjinaj, në Has u qëllua me armë zjarri mëngjesin e sotëm. Policia bën të ditur se Naim Bytyçi është plagosur me armë zjarri rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm nga Qamil Kastrati, me profesion infermier.
Sipas policisë, Bytyçi ndodhet në spitalin e Kukësit në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se rreth një muaj më parë infermieri Kastrati dyshonte se Bytyçi i kishte vjedhur atij infermierinë. Autori i plagosjes u arrestua pak minuta pas krimit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com