KUKES- Arrestohet këshilltari i bashkisë së Kukësit, përfaqësues i Partisë së Legalitetit. Policia e Kukësit ka vënë në pranga 46 vjecarin Xhevdet Sopaj, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, pushkë model 63, 1 karikator si dhe 17 fishekë model 56 që i mbante pa leje.

Prangosja e tij është bërë në orët e vona të natës së kaluar. 46 vjecari, lindur e banues në lagjen Gostil të Bashkisë së Kukësit është njëkohësisht kreu i Partisë së Legalitetit, dega Kukës. Nga ana e specialistëve të policisë kriminale është bërë dokumentimi i plotë ligjor i kësaj ngjarjeje dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale te “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. 
(bk/jd/shqiptarja.com)