TIRANE- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia gjermane, ka rënë sot në prangat policisë në pikën e kalimit kufitar të Morinit, në Kukës.

Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se është ndaluar shtetasi Mentor Hoti, 28 vjeç, lindur e banues në Skënderaj të Kosovës.
 
Ndalimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit të tij, në hyrje për në territorin shqiptar, rezultonte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë në Gjermani.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)