Janë rikthyer në Qarkun e Kukësit reshjet e shiut e të dëborës, të cilat kanë zëvendësuar rrezet e diellit dhe temperaturat relativisht të larta që shoqëruan këtë rajon prej disa ditësh.
Sot temperaturat në mesditë u ulën ndjeshëm dhe bora me intesitet të lartë rinisi në segmentin rrugor Fushë-Dukagjin-tunel i Kalimashit të Rrugës së Kombit ku trashësia e borës ka arritur në 7 cm.
Kjo ka bërë që shumë vështirësi në qarkullim të ketë drejtuesit e automjeteve në këtë segment, pasi ka edhe prani të mjegullës.
Në terren kompania e mirëmbajtjes dimërore të rrugës ka nxjerrë 5 mjete borëpastruese për pastrimin dhe hedhjen e kripës.
Reshjet e dëborës janë rikthyer edhe në zonat e thella malore.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com