Kukës, zhvilllohet kampionati lokal i skive, vendin e parë e merr Morava

Kukës, zhvilllohet kampionati lokal i skive, vendin e parë e merr Morava
Kampionati lokal i skive i zhvilluar në Shishtavecin e largët të rrethit të Kukësit i ka shërbyer jo vetëm përhapjes së këtij sporti me mjaft tradita në këtë zonë të largët malore, por edhe promovimit të turizmit malor me mjaft mundësi zhvillimi në këtë rajon.

Në këtë kampionat vec ekipeve pjesëmarrëse të cdo viti si, ato të fshatrave të Borjes, Novosejit dhe Shishtavecit morën pjesë të ftuar edhe skiatorë nga rrethi i Korcës dhe i Pukës si dhe përfaqësues të shkollës së mesme të Shishtavecit. Në garat e vrapimit me ski dhe të sllallomit special morën pjesë 80 skiatorë meshkuj dhe 23 skiatore femra.

Në përfundim të kampionatit vendin e parë e zuri ekipi “Morava” i Shishtavecit, vendin e dytë ekipi i “Kallabakut” të fshatit Borje, ndërsa vendin e tretë e zuri ekipi i Korcës duke lënë në vendin e katërt ekipin e Pukës.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Polonia: Dy miliardë euro për të forcuar kufirin me Ukrainën

Polonia: Dy miliardë euro për të forcuar kufirin me Ukrainën