Kukësi godet në merkato duke afruar dy lojtarë brazilianë. Faqja zyrtare e ekipit verilindor njofton se ka arritur marrëveshjen me mesfushorin Marcio Pit dhe me sulmuesin Metues Lima. 25-vjeçari Pit sipas klubit luan si mbrojtës dhe si mesfushor i majtë.

Ai ka luajtur në kategoritë e 2 dhe të 3 në Brazil.

Skuadra e tij e fundit është Juventus Brazil. Ndërsa Matues Lima luan si sulmues, është 21 vjeç dhe nga klubi pritet shumë, pasi cilësohet me perspektivë.

Përsa i përket miqësoreve, Kukësi ka fituar ndaj Havelse 1-2 me golat e Lushtakut dhe Shmaetit. Kjo ishte miqësorja e fundit e Kukësit në Turqi, teksa sot kthehet në Shqipëri.


d.b/shqiptarja.com