Kukësi barazon me Laçin,  fiton
Flamurtari, shkatërrohet Elbasani

Kukësi barazon me Laçin,  fiton<br />Flamurtari, shkatërrohet Elbasani
Kukësi merr kryesimin e kampionatit provizorisht pas javës së tretë, teksa barazoi me Laçin 0-0. Nënkampionët e vendit u ndalën në një fushë shumë të vështirë, përballë një trajneri, i cili i njehte më së miri veçoritë e tyre.

Tentativat e shumta të dy ekipeve gjatë 90’ nuk u finalizuan me sukses duke u kënaqur me nga një pikë. E ndërsa barazimi Kukësin e ngjit në vendin e parë me 7 pikë, Kukësi në tre javë merr vetëm pikën e dytë. Flamurtari ashtu sikur pritej ka fituar me lehtësi me Apoloninë në shifrat 3-0 përballë publikut të tij në Vlorë.

Golat për ekipin e Nesti Gjokës u shënuan nga Telushi 61′, Gelashvili 70′, Muzaka 85′ me penallti. Ndeshja e tretë e së mërkurës ka qenë mes Elbasanit dhe Teutës e përfunduar 1-5 për durrsakët, që arritën të shkatërronin verdheblutë.

Elbasani shënoi golin e vetëm në minutën e 80 duke u kujtuar mjaft vonë, pasi më parë ‘djemtë e detit’ shënuan 5 herë me Pepa 30′, 60′, Shabani 36′, 52′, Dita 70′. Në tre javët e parë Elbasani nuk ka marrë asnjë pikë, madje ka humbur edhe trajneri, pasi Ilirjan File ka dhënë dorëheqjen, ndërsa Teuta e ka bërë sefte duke marrë 3 të parat.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin