Kukësi e Partizani në Europë
Tirana pa Maganin, mbijeton Teuta 

Kukësi e Partizani në Europë<br />Tirana pa Maganin, mbijeton Teuta 
Partizani thuajse ka blinduar kualifikimin për në Kupat e Europës.Të kuqtë fituan ndeshjen e javës së 35-të të Superligës ndaj Vllaznisë 1-0. Golin e vetëm në “Qemal Stafa” për Partizanin e shënoi Mentor Mazrekaj me penallti.

Tashmë djemve të Duros u mjafton vetëm 1 pikë në ndeshjen e mbetur ndaj Elbasanit që të rikthehen në Europë pas shumë vitesh.

Kukësi ka shkatërruar Tiranën duke e mposhtur 4-1 dhe siguron matematikisht pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Tre gola bardhebluve ua shënoi Pero Pejic ndërsa Tirana është thuajse jashtë Europës. Trajneri Gugash Magani pas ndeshjes ka deklaruar se largohet nga drejtimi i Tiranes dhe ne ndeshjen e fundit nuk do te jete ne pankinen e kryeqytetasve.

kukesi tirana

Teuta mposhti Apoloninë 1-0 dhe siguroi qëndrimin në Superligë ndërsa fierakët zbresin një kategori më poshtë. Laçi ka bërë detyrën duke mposht Elbasanin 2-0.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë

Pagat e reja për Forcat e Armatosura! Nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e ushtrisë, ja shtesat dhe 8 kategoritë që përfitojnë