Kukësi feston titullin, Gjici: Trofeun
do ta dërgojmë edhe në Angli

Kukësi feston titullin, Gjici: Trofeun<br />do ta dërgojmë edhe në Angli
Kukësi festoi titullin kampion së bashku me tifozët në një mbrëmje festive, ku sporti u kombinua me muzikën.
 
Presidenti Safet Gjici u shpreh para ekipit dhe tifozëve “Jemi kampionë unikalë në historinë e futbollit shqiptar, duke e fituar kampionatin pas 35 ndeshjeve radhazi pa pësuar humbjen.

Trofeun do ta dërgojmë edhe në Angli, ku do të organizojmë një ndeshje miqësore me një klub britanik dhe këtë po e organizojmë që mijëra tifozë kuksianë që jetojnë jashtë vendit të shohin nga afër ekipin dhe Kupën.

Synimi im është të konfirmohemi kampionë dhe të kualifikohemi në grupet e Europa League
”.

Ndwrsa trajneri Gjoka u shpreh se “Ishte një kampionat shumë i fort, që ka pasur vështirësi të mëdha.

Rruga ishte e gjatë dhe e vështirë, por kënaqësia më e madhe është që ia dolëm me sukses.

Nuk ka dyshim që Kukësi sot ka një tjetër standard dhe i duhet patjetër një strukturë moderne.

Kukësi e ka stofin e duhur për të ecur përpara dhe për të përsëritur atë që bëri Skënderbeu, pra të mos e lëshojë vendin e parë
”. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës