Kukësi i vetëm në krye të Superligës
Partizani mposht 2-1 Flamurtarin 

Kukësi i vetëm në krye të Superligës<br />Partizani mposht 2-1 Flamurtarin 
Kukësi dhe Partizani kanë përfituar më së miri nga ndalesa e Skënderbeut. Verilindorët marrin të vetëm kryesimin e Superligës ndërsa Partizani ngjitet i dyti.
 
Edhe pse tifozët nuk patën mundësi ta shijonin ,ndeshja e “Elbasan Arenës” mes Partizanit dhe Flamurtarit dhuroi spektakël.
 
Partizani mposhti vlonjatët 2-1 falë një Mentor Mazrekaj në superformë.Kosovari shënon një gol spektakolar që në minutën e 5-të të takimit duke e dërguar topin në trekëndësh.
 
Pak minuta më vonë Mazrekaj fiton edhe një penallti të cilën Lorenc Trashi e kthen në gol duke e mbyllur pjesën e parë në favor të demave të kuq.
 
Edhe pjesa e dytë dhuron emocione ku është Flamurtari që shënon me Danilo Alvesh gol që shërben vetëm sa për statistika. Starova mposht Shpëtim Duron.Partizani ngjitet në kuotën e 49 pikëve dhe merr vendin e dytë.
 
Ndërsa Kukësi e fitoi me goleadë ndeshjen e javës së 25-të ndaj Korabit 4-0.Dy gola shënoi Pero Pejic dhe nga një herë e tundën rrjetën Kale dhe Dvornekovic.Verilindorët me 51 pikë rikthehen sërish të vetëm në vend të parë të Kategorisë Superiore.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin