Kukësi kallëzon Eugen Vason, akuzoi
për trukim 100 mijë Euro me Vllazninë

Kukësi kallëzon Eugen Vason, akuzoi<br />për trukim 100 mijë Euro me Vllazninë
Ekipi i Kukësit ka reaguar pas deklaratave të anëtarit Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Eugen Vaso i cili ka akuzuar për trukim të ndeshjes Vllaznia-Kukësi. Eugen Vaso u shpreh se Kukësi ka paguar 100 mijë euro për katër fitoret në këtë kampionat ndaj kuqebluve. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ekipit të Kukësit që thekson se do bëjmë padi penale ndaj këshilltarit në fjalë, dhe në bazë të Kodit Civil, dhe do kërkojmë dëmshpërblim për prishje imazhi dhe shpifje.
 
Deklarata e plotë
FK Kukësi reagon ashpër ndaj disa deklaratave të një anëtari të këshillit bashkiak në Shkodër , i cili në mënyrë cinike dhe pa asnjë bazë, hedh baltë mbi rezultatet e Kukësit ndaj Vllaznisë së Shkodrës. “ Ne si klub i konisderojmë këto deklarata dashakeqëse , pa baza dhe të vemtuara , që synojnë përbaltjen e imazhit të Kukësit, krijuar me mund dhe djersë si askush klub tjetër në Shqipëri. Haluçinacionet e një këshilltari me mbiemrin Vaso, që me sa dimë ne babai i tij i respektuar i ka dhënë futbollit shkodran dhe atij kombëtar , meritojnë përbuzjen në rradhë të parë nga vetë klubi Vllaznisë , lojtarët dhe stafi .

“Djepi i futbollit shqiptar”, nuk shitet dhe nuk blihet me euro. Ne jemi krenuar me Vllazninë e dikurshme dhe me historinë e saj, ashtu siç krenohen shkodranët dhe mbarë shqiptarët me Kukësin e sotëm. Duartrokitjet e tifozërisë shkodrane ne fund të takimit mbysin çdo zë dashakaqës për dy ekipet. Ndeshjet mes Kukësit dhe Vllaznisë në këto tre vite kanë qenë korrekte dhe mjaft të bukura. Vllaznia mbetet ndër te vetmet ekipe, së bashku me Partizanin , që e ka mundur Kukësin në fushën e vet , ashtu siç ne kemi fituar në Shkodër. Kukësi ka një objektiv madhor daljen kampion dhe për këtë punon ditë e natë dhe me djersë.

Nëse ka një simbol të lojës korrekte në Shqipëri , ajo ka emrin Kukës. Ky klub, më i famshmi ndër klubet shqiptare në Kupat e Europës , e ka ngritur me nder flamurin kombetar dhe atë të klubit në stadiumet europiane dhe aziatike , dhe nuk i ka përlyer kurrë këto simbole të shenjta. Në do bëjmë padi penale ndaj këshilltarit në fjalë, dhe në bazë të Kodit Civil, dhe do kërkojmë dëmshpërblim për prishje imazhi dhe shpifje.

Ndërkohë ne nuk do merremi shumë me të tilla tipa, pasi kemi punë përpara deri në marrjen e titullit. Nga ana tjetër sigurojmë gjithë dashamirësit tanë në Kukës , Shkodër e kudo se Kukësi do ecë përpara vetëm me ndërshmeri e korrektësi. Këtë korrektësi ia provojmë sërish opinionit sportiv , dhe zotërisë në fjalë në ndeshjen e pas një jave për Kupën e Shqipërisë në Shkodër dhe e ftojmë ta shikojë takimin pa paragjykime dhe hamendësime. Në jemi krenarë për punën tonë dhe të hapur ndaj çdo personi e ainstitucioni për të provuar ndershmërinë tonë dhe lojën korrekte”.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore