Kukësi me një këmbë në finalen e
Kupës, Laçi është makthi i Tiranës

Kukësi me një këmbë në finalen e<br />Kupës, Laçi është makthi i Tiranës
Laçi konfirmohet si makthi i Tiranës këtë edicion, pasi ashtu sikur edhe në kampionat e ka ndalur në Kupën e Shqipërisë. Gjysmëfinalja e parë mes dy ekipeve është mbyllur në një barazim pa gola në Tiranë, teksa të dy ekipet kishin shumë raste për të kaluar në avantazh, por mungesa e saktë e finalizimit para portës i ka detyruar që të vendosin kualifikimin në ndeshjen e kthimit.

Këtë edicion Laçi e ka mundur dy herë Tiranën brenda, ndërsa në kryeqytet i ka marrë dy barazime pa gola. Ndeshja e kthimit në Laç pritet që të jetë shumë e vështirë për bardheblutë, pasi nuk arritën që të shënonin në fushën e tyre. Laçi në fushën e tij këtë edicion ka treguar se nuk njeh kundërshtarë.
tirana
tirana
Kukësi-Skënderbeu 1-0
Kukësi hedh një hap drejt finales së Kupës së Shqipërisë pas fitores ndeshjen e parë në shtëpi përballë Skënderbeut me rezultatin minimal 1-0. Autori i golit për Kukësin ishte sulmuesi kroat Pero Pejic, i cili si për ironi të fatit i shënoi dy ‘gola’ Skënderbeut në të njëjtën ditë, pasi përpos golit në fushë, fitoi edhe gjyqin në UEFA duke detyruar kampionët e Shqipërisë që t’i paguajnë afro 15 mijë Euro detyrime të prapambetura nga paga e sulmuesit kur ishte pjesë e korçarëve, para se të kalonte te Kukësi.
kukesi
Për t’u rikthyer te ndeshja me stadiumin bosh, vlen të theksohet prania e tifozëve në cdo cep pallati, apo dritareje për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës, pasi Apeli nuk e fali. Sfida nisi e mirë për Kukësin që u zhvendos që në fillim në sulm për të kërkuar golin, por fati e shpëtoi, pasi gjuajtja e Martins në të 4’ u ndal nga shtylla. Në të 6’ Pejic stopon bukur një top të gjatë nga mbrojtja duke avancuar drejt zonës dhe mposhtur portierin Shehi.
kukesi
Zhbllokimi i rezultatit krijoi idenë që do pasohej edhe me të tjerë, por pavarësisht prodhimit të volumit të lojës me raste pa fund nga dy ekipet deri në fund nuk ndryshoi asgjë përveç 7 kartonave të verdhë për dy ekipet. Tashmë gjithçka do të vendoset në Korçë në ndeshjen e kthimit pas 2 javësh. Kukësi edhe pse ka fituar ndeshjen e parë nuk ka vulosur asgjë, pasi rezultati 1-0 lë të hapur kualifikimin për në finale.
kukesi
kukesi
kukesi


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë