Kukësi mposht Skënderbeun
Partizani nuk përfiton, 1-1 në Vlorë

Kukësi mposht Skënderbeun<br />Partizani nuk përfiton, 1-1 në Vlorë
Kukësi ka ndaluar sot Skënderbeun e vendit të parë duke iu marrë korçarëve një fitore minimale.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Ylli Shameti në minutën e 18-të pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Mici.

Ky i fundit ka krosuar në zonë dhe topi është goditur me kokë nga Malota, drejt portës së mbrojtur nga Shehi. Portieri i Skënderbeut ka arritur ta ndalë goditjen, por topi ka mbetur në zonë. Ka mjaftuar vetëm një shtyrje e lehtë nga Shameti për ta çuar sferën në rrjetë dhe për të vulosur edhe fatin e takimit. Miqtë pretenduan për një pozicion jashtë lojë të Shametit, por sipas gjyqtarit, goli ishte i vlefshëm.

Pas përballjes së sotme në stadiumin e Kuksit “Zeqir Ymeri”, vendasit janë ngjitur në kuotën e 51 pikëve, duke forcuar pozitat në vendin e tretë.

Ndërsa Skënderbeu, edhe pas kësaj humbjeje vijon të mbajë kryesimin, me 66 pikë.

Partizani nuk përfiton nga humbja e Skënderbeut 
Partizani nuk ka arritur të shfrytëzojë humbjen e Skënderbeut në Kukës. Të kuqtë patën të gjitha mundësitë ta çonin në 3 pikë diferencën, por morën vetëm një barazim 1-1 në Vlorë ndaj Flamurtarit.

partizani

Golit të minutës së 40 nga Sukaj vendasit, edhe pse vonë, iu përgjigjën me anë të Danilo Alves, i cili vulosi rezultatin në 1-1 vetëm 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Ky rezultat nuk i shërben aspak vlonjatëve, të cilët vazhdojnë të jenë mes skuadrave që luftojnë për mbijetesë.

Tre pikë mori edhe Tirana, e cila fitoi 1-0 me Laçin, me gol të shënuar sërish nga Elis Bakaj, që po kalon një formë të shkëlqyer. Me këtë fitore bardheblutë ngjitet në kuotën e 47 pikëve, 1 më pak se Teuta e vendit të katërt.


Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

FMN arrin marrveshjen me Ukrainën, do t'a ndihmojë me një kredi prej 12.6 miliardë dollarësh  

FMN arrin marrveshjen me Ukrainën, do t'a ndihmojë me një kredi prej 12.6 miliardë dollarësh