Kukësi shpall “Qytetare Nderi”
kryetaren e parlamentit në Itali

Kukësi shpall “Qytetare Nderi”<br />kryetaren e parlamentit në Itali
Presidentja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini, do të shpallet “Qytetare nderi e Kukësit” me motivacionin “Për kontributin dhe humanizmin e veçantë në menaxhimin e krizës  kosovare  të vitit 1999”.

Ky vendim është miratuar nga Këshilli Bashkiak dhe dhënia e titullit  do të bëhet me 14 tetor nga kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu, në një ceremoni të veçantë, ku pritet të marrë pjese edhe kryetari i Parlamentit Shqiptar Ilir Meta.

Kryetari Shehu është shprehur se Kukësi është i nderuar  që i  jep këtë titull një mike të  shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Laura Boldrini ndoqi gjithë çështjen e refugjatëve kosovarë gjatë luftës në 1999 dhe për disa muaj qëndroi në Kukës në mbështetjeve të kosovarëve të dëbuar nga serbët.

Personalisht është kujdesur për sistemimin e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova dhe vendosjen e tyre në Shqipëri. Boldrini ka mbajtur qëndrime të hapura dhe publike në favor të çështjes shqiptare. Pas përfundimit të luftës në Kosovë  qëndroi në krye të zyrës së UNHCR-së në Prishtinë ku u kujdes për kthimin dhe rindërtimin e jetës së shqiptarëve të Kosovës.

kukes italiania laura boldri

kukes italiania laura boldri

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit