Kukësi thyhet sërish në shtëpi
Vllaznia fiton duelin e mbijetesës

Kukësi thyhet sërish në shtëpi<br />Vllaznia fiton duelin e mbijetesës<br>
Kampionët në fuqi kanë pritur debutuesit e Kamzës, ku kanë humbur. Bakaj dhe Guri e kanë vënë disa herë në provë portierin e Kamzës, Gjonikaj, me goditje nga distanca, por portieri në fjalë ka reaguar mjaft mirë.

Këtë gjë nuk e bën si duhet Koliçi për vendasit në minutën e 70-të, kur heziton në ndërhyrje dhe Rezi zhbllokon shifrat. Kamza befason dhe trondit kampionët brenda në shtëpi. Tjetër hap fals i Kukësit, që tashmë stadiumi i vet po i kthehet në makth. Aty nuk po fiton dot, ndaj edhe kreu sa vjen e largohet, misioni mbetet vetëm Europa.

Lushnja-Vllaznia 0-2

Në “Roza Haxhiu” është luajtur një finale mbijetese, mes dy skuadrave që mbyllin klasifikimin. Lushnja, me trajner shkodran, ka sfiduar Vllazninë. Loja ka qenë e vakët dhe është zhvilluar kryesisht në mesfushë. Pjesa e parë ka përfunduar pa gola. Pjesa e dytë ka qenë më kërkuese, teksa nuk kanë munguar edhe mundësitë për shënim.

Ka shpërdoruar Lushnja, por nuk mund ta bëjë një gjë të tillë Sukaj, që në minutën e 64-t zhbllokon shifrat, për të dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 75-të. Këtu merr fund historia e kësaj “finaleje” mbijetese, që fundos edhe më keq lagunarët e Hysen Dedjes, ndërsa “nxjerr në dritë” kuqeblutë e Ernest Gjokës.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD