Ndeshja ka marrë rrjedhë tjetër në minutën e 65-të, kur Esquerda ka marrë karton të kuq. Më pas në fushë Kukësi ka shtuar sulmet dhe në minutën e 80-të Dzaria shënon. Një gol që mbetet në fuqi deri në fund të takimit. Me këtë sukses Kukësi merr vendin e dytë provizorisht, me pikë të barabarta me Flamurtarin, që ndeshet në 17:00 në Durrës me Teutën.
Kukësi – Laçi 1-0
Dzaria 80’
Kukësi: Koliçi, Idrizi, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Ethemi, Imami, Dzaria, Kale, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pacult.
Laçi: Selmani, Lulaj, Shtubina, Qaqi, Sefgjini, Nika, Bardhi, Jonuzi, Eskerda, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Enea Pashaj
Ndeshja tjetër, Lushnja-Kamza, ka përfunduar 1-3 për miqtë. Konfirmohen kështu problemet e shumta të ekipit lushnjar, që tashmë edhe thuajse I rënë nga kategoria. Ndërsa Kamza ngjitet në vend të katërt provizorisht dhe me këtë ritëm nuk është çudi ta shohim në Kupat e Europës.
Memeti ka shënuar në 34’, pas pasimit perfekt të Frashërit. Gjithsesi, vendasit kanë barazuar me anë të Cankës në 37’, pas asistit të Sefës. Në të dytën ishte Raçiç që kalon sërish në avantazh miqtë (57’), ndërsa Plaku i jep goditjen përfundimtare Lushnjës në 71’, pavarësisht se Canka shënon sërish në sekondat e fundit.

Renditja e Superligës
s.k/Shqiptarja.com











