Kukan: Kriza në Shqipëri serioze
pa sundimin e ligjit nuk ka BE

Kukan: Kriza në Shqipëri serioze<br />pa sundimin e ligjit nuk ka BE
Eurodeputeti Eduard Kukan në një intervistë për European Western Balkans shprehet se pa respektimin e ligjit nuk ka pranim në Bashkimin Europian për rajonin e Ballkanit.
 
Ai foli për krizën në Maqedoni për formimin e qeverisë së re, ngërçin politik në Shqipëri, edhe për situatën në Kosovë dhe Serbi.
 
Po përballemi me krizë politike serioze në Maqedoni dhe Shqipëri.
 
Vendet e tjera në rajon, si për shembull, Mali i Zi dhe Kosova po përballen me bojkote parlamentare.
 
Shpresoj që muajt e ardhshëm të shohim një kthesë të rëndësishme në këtë trend
" deklaroi ai.
 
Ai ka shpjeguar dhe arsyet pse liderët e këtyre vendeve nuk u ftuan në festimet për traktatin e Romës, ku u shënua dhe 60-vjetori.
 
Po, zgjerimi i BE është një proces në vazhdim siç mund ta shohim nga përparimet konkrete të Malit të Zi, Serbisë dhe suksesit në 2016 të Bosnje dhe Hercegovinës.
 
Eshtë për të ardhur keq që liderët e Ballkanit Perëndimor nuk ishin ftuar në festimet në Romë. Do të ishte një sinjal i mirë dhe inkurajues nga ana jonë
”, përfundoi  Kukan.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë

Absurde/ Softa: U vra në mes të qytetit dhe askush nuk i dha ndihmën e parë