Kukës-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Gryk-Çajë, në Kukës, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga.

Si pasojë drejtuesi i mjetit me inicialet L. Sh., 65- vjeç nuk ka arritur që t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë transportimit me ambulancë për në spital.

Kukës / Informacion paraprak. Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.