Kukës/ Aksident në 'Rrugën e Kombit', përmbyset kamioni, ndërron jetë shoferi

KUKËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur në "Rrugën e Kombit" mesditen e kësaj të enjte. Një kamion është përmbysur në rrugë, ndërsa drejtuesi i tij, Julian Kalliri nga Fieri ka humbur jetën.

Report Tv ka siguruar pamjet e para nga vendi i aksidentit. Në pamje shihet kamion i tonazhit të rëndë i përmbysur në mes të rrugës. Kamioni ishte ngarkuar më lëndë drusore, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Fushë-Dukagjin në afërsi të Kolshit.

Kamioni ka prishur trafikndarësen dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me pjesën anësore të shkëmbit. Zjarrfikësit, ekipi i urgjencës së spitalit të Kukësit dhe një grup personash kane punuar per te nxjerrw të pa jetë nga kabina e kamionit drejtuesin e mjetit, siç shihet edhe nga pamjet e siguraura nga Report Tv.

Si pasoje e aksidentit te rende njëri kah I rrugës së Kombit në drejtim të  Tiranës qendroi I bllokuar per me shum se 30 minuta duke krijuar rradhe te gjata kilometrike. Në këtë kthesë të sesegmentit Fushë Dugagjin-Kolsh gjatë këtyre 13 viteve janë shënuar afër 15 aksidente me 28 të vdekur. Pjesa më e madhe e aksidenteve janë shënuar nga automjetet e tonazhit të lartë, pasi kthesa është e fortë dhe ka dyshezë të madhe.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku

Arrestohet në Gjermani boksieri Florian Marku