Kukës/ Babai godet vajzën, i vëllai ndëhyn për të mbrojtur motrën, sulmon të atin! Arrestohet 56-vjeçari, në kërkim djali

Kukës/ Babai godet vajzën, i vëllai ndëhyn për të mbrojtur motrën, sulmon të atin! Arrestohet 56-vjeçari, në kërkim djali

KUKËS- Një ngjarje rëndë është parandaluar në fshatin Zall-Lusen në Kukës, pas një konflikti që ka ndodhur në familjen e Esat Peposhit.

56-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta vajzën e tij vetëm 19-vjeçe, për motive të dobëta. Për të parandaluar dhunën e mëtejshme ndaj të motrës, ka ndërhyrë vëllai i saj, vetëm 17-vjeç, i cili ka goditur me mjete të forta babanë e tij.

Por me ndërhyrjen e policisë, është parandaluar që përplasja të përshkallëzohet, pasi është arrestuar 56-vjeçari, të cilit në banesë i gjetën edhe një armë zjarri automatik dhe një karkikator me 30 fishekë.

Esat Peposhi, 56 vjeç, banues në fshatin Zall Lusen, u arrestua për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim 17-vjeçari, për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë