KUKËS- Një banesë në katin e katërt të një pallati në lagjen Nr. 5 është përfshirë nga flakët këtë të shtunë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Shkak i rënies së zjarrit është bërë një rezistencë ngrohje brenda një dhome ku mësohet se ka patur vetëm fëmijë. Këto të fundit janë shpëtuar nga forcat zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit në kohën e duhur.
Sipas njoftimit policor, banesa ishte e marrë me qera nga personi me inicialet A.H.
Komento