Kukës, banorët mbledhin fonde për rrugën, por s'u mjaftojnë, thirrje bashkisë: Na ndihmoi, mos ejani vetëm për vota

Banorët e një lagje të fshatit Shtiqën, në Kukës janë bërë bashkë për të sistemuar një pjesë të rrugës që përshkon lagjen e tyre. Deri më tani janë 22 familje të këtij fshati, të cilët me kontributin e tyre financiar vendosën që të sistemojnë sadopak këtë rrugë. Por sipas organizatorit të kësaj nisme Shkëlqim Basha,shuma e mbledhur është e pa mjaftueshme për të rregulluar rrugën dhe kanë kërkuar ndihmën e Bashkisë dhe të bizneseve.

Na janë bërë gjithsej 58 mijë lekë të reja dhe tani kërkojmë ndihmë. Kemi 20 familje që janë të gatshëm bëjnë punë krahu. Ne kërkojmë ndihmë nga Bashkia dhe jemi të gatshëm që punën e krahut ta bëjmë vetë”  u shpreh iniciatori i kësaj nisme.

Gjatësia e rrugës sipas banorëve është 60 metra dhe shtrihet në një terren të vështirë ku reshjet e vjeshtës dhe dimrit e bëjnë edhe me të vështirë kalimin në rrugë.

Ne jemi mbi 100 familje që kalojmë në këtë rrugë. Rruga është pakalueshme as verës dhe jo më në dimër. Ne kemi kontribuar me aq mundësi sa keni dhe i kërkojmë kryetarit të bashkisë që të na ndihmojnë me mjete dhe me fonde”.

Gjithmonë kur ka pasur votime kanë ardhur, ne kërkojmë që të mos vijnë vetëm për votime por të bëjnë diçka edhe për komunitetin”.

I kërkojmë bashkisë mjetet sepse i ka, nuk po kërkojmë punëtore, ne kërkojmë të na ndihmojë”, thanë qytetarët.

Kjo rrugë me qytetin e Kukësit lidh jo vetëm banorët e lagjes por edhe banorë të tjerët të fshatit Shtiqën, i cili është futur tashmë në programin e qeverisë  për 100 fshatra. Mirëpo që nga 2017 kur nisi ky program, asgjë konkrete nuk është ndërmarrë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuksiani: 22/09/2019 22:37

    Jemi dakort per rregullimin e rruges! Por PDja ju la ne meshire te fatit,duke ju mashtruar dhe votat ja dhate si me te mirit.por sa vota i dhat Safet Gjicit,ju qe sot i kerkoni rrugen,me njeren dore jipet me tjetren merret,ju sa keni dhene? Apo i keni bojkotuar se ashtu ju ka mesuar partia.besoj se ky GJici do jua rregudhoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave