Banorët e komunës Shtiqën të Kukësit kanë bllokuar sërish mëngjesin e sotëm nënstacionin elektrik të Rexhepajve. Rreth 600 persona kanë hyrë në ambientet e nënstacionit duke protestuar ndaj CEZ-it për ndërprerjen e energjisë elektrike.
Banorët kanë larguar më dhunë punonjësit e CEZ ndërsa në vend ngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po përpiqen të negociojnë me banorët për zhbllokimin e ambienteve të nënstacionit.
Drejtuesit e kompanisë CEZ njoftuan se energjia elektrike u ndërprerë në rrethin e Kukësit dhe një pjesë të Hasit për shkaqe sigurie deri në normalizimin e situatës në nënstacion.
Sakaq, Prefekti Elez Maçi ka ndërmjetësuar me drejtuesit e CEZ-it për rikthimin e energjisë elektrike të paktën për ditën e sotme pasi banorët kremtojnë festën e Gjallicës.
CEZ pretendon se gjatë aksionit për evidentimin e konsumatorëve debitorë energjia në këtë qark është ndërprerë vetëm për familjet me borxhe dhe jo një ndëshkim kolektiv.
(bl/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com