Infrastruktura e godinave arsimore në bashkinë e Kukësit vijon që të përballet me probleme, ndonëse administrata e bashkisë bën rikonstruksione të pjesshme me qëllim që nxënësit të vijpjnë procesin mësimor-edukativ.
Këto godina shpeshherë bien preh e dëmtimeve nga persona të papërgjegjshëm të cilët thyejnë dyert dhe dritaret, vjedhin kabinetet e informatikës apo dëmtojnë hapësirat e gjelbëruara rreth tyre.
Situata më problematike paraqitet në godinat arsimore në zonat rurale, por sipas bashkisë për këtë vit shkollor nga buxheti i bashkisë janë vënë në dispozicion 4.5 milionë lekë për ndërhyrjet që po kryhen.
Drejtuesit e shkollës dhe Shërbimet Publike,thonë se përgjegjës për dëmtimin e shkollës janë nxënësit dhe vetë komuniteti ndërsa apelojnë për ruajtjen e tyre.
Nga ana tjetër, riparimi i shkollave po sjell shpenzime të konsiderueshme nga buxheti i Bashkisë dhe në këto kushte do të merren edhe masa.
Ndërkohë në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë përfshi edhe qytetin është punuar për rehabilitimin e shkollave ku përfshihen gjithë elementet përbërës si sovatime, sistemi hidraulik e elektrik, dyer, dritare, banka,stola e nyjeve higjeno-sanitare.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO