Kukës, dhuna në familje në
rritje, denoncimet të pakta

Kukës, dhuna në familje në<br />rritje, denoncimet të pakta
TIRANE - Dhuna në familje është një fenomen gjithnjë edhe në rritje në zonat rurale dhe ato urbane të Kukësit. "Dhuna në familje në dukje ka një tendencë në rënie në rrethin e Kukësit, por kjo është rrjedhojë e faktit se në jo pak raste gruaja nuk arrin të denoncojë dhunën që ushtrohet ndaj saj", shprehet avokatja Aurora Guska për Atsh.

Sipas saj, "Për 6 mujorin e parë të këtij viti kanë kërkuar ndihmën e policisë vetëm 3 gra, ndaj të cilave është lëshuar urdhëri i mbrojtjes, por njëra prej tyre është tërhequr më pas". Avokatja shprehet se "Shkaqet e dhunës në familje janë kryesisht emigracioni dhe gjendja e rënduar ekonomike e shumë familjeve, gjë që jep ndikim të vazhdueshëm jo vetëm në mjediset rurale, por edhe në ato qytetare", shton Guska.

“Prania e dhunës në familje ka qenë arsyeja e kërkesës për çeljen e një strehëze për trajtimin e rasteve që denoncohen nga viktimat e dhunës në familje. Kjo është kërkuar nga shumë shoqata joqeveritare e drejtues të pushtetit vendor” shprehet Guska. Gjatë vitit të kaluar është miratuar kërkesa për mbrojtje në 28 raste, ndërsa në 4 raste pas denoncimit, denoncueset janë tërhequr.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore