KUKES - 49 qendra votimi në qarkun e Kukësit nuk kanë afishuar listat paraprake të zgjedhësve, ndonëse ato duhet të ishin shpallur që me datë 3 janar. Prefekti i qarkut, Elez Maçi thotë se shkak është bërë numri i vogël i votuesve të regjistruar pranë qendrave, një fakt i papajtueshëm me kodin zgjedhor
“Aktualisht në prefekturën e qarkut Kukës kemi 197 qendra votimi, nga këto 148 konsiderohen si të rregullta, të printuara, të firmosura dhe të afishuara, ndërsa në disa njësi të qendrës vendore kemi pasur probleme të mosbashkimit të disa qendrave votimi, të cilat kanë nën 200 votues. Në tërësi kemi rreth 49 qendra votimi të cilat aktualisht konsiderohen të papërfunduara”, -tha prefekti i qarkut Kukës, Elez Maçi.
Në qarkun e Kukësit, numërohen 197 qendra votimi, ku vetëm 148, prej tyre kanë afishuar listat paraprake te zgjedhësve dhe prej këtyre listave, janë hequr më shumë se 250 dublime.
NE KORCE PROBLEME TE NDRYSHME TEKNIKE
Edhe Korça i bashkohet rajoneve që nuk kanë afishuar plotësisht listat paraprake zgjedhore. Sipas prefektit, Andrea Mano kjo mangësi ka ndodhur për probleme të ndryshme teknike, por dhe prej pamundësisë për të ndarë apo bashkuar në kohë qendrat me më shumë se 1000 votues dhe ato me më pak se 200 votues bazuar kjo në rregulloren e re.
“Më problematike kanë qenë disa komuna të largëta të Korçës, të cilat për arsye të tyre ndoshta objektive nuk kanë arritur që t’i shpallin deri në këtë moment”, tha Andrea Mato.
Prefekti Andrea Mano u ka bërë apel drejtuesve të njësive vendore në rajonin e Korçës që të shpallin sa më shpejt listat në ato qendra votimi ku mungojnë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com