Kukës, eksploziv shtyllës së tensionit që furnizonte ish-fabrikën e kromit, arrestohet 20-vjeçari (EMRI)

Kukës, eksploziv shtyllës së tensionit që furnizonte ish-fabrikën e kromit, arrestohet 20-vjeçari (EMRI)

Foto Ilustruese

KUKES - I vendosi një sasi lënde plasëse shtyllës së tensionit që furnizonte me energji ish-fabrikën e kromit, bie në prangat e policisë 20-vjeçari nga Kukësi. Ngjarja ndodhi një ditë më parë kur Feim Lugja, 20 vjeç, banues në fshatin Kalimash, hodhi në erë shtyllën e tensionit për arsye të paqarta. 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjet 32 m fitil zjarr-përcjellës, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, Cannabis Sattiva. Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 m fitil zjarr-përcjellës, i ngjashëm me atë që u gjet në banesën e tij.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv" dhe "Prodhimi, mbajtja pa leje e lëndëve plasëse" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?