KUKËS - Edhe pse numri i atyre që kërkojnë banesa sociale po rritet dita ditës, në bashkinë e Kukësit ende nuk ka një vendim që bën të mundur zhbllokimin e fondit të destinuar për rreth 250 familjet që kanë aplikuar për një kredi të butë për strehim. Sipas kryetarit të këshillit bashkiak Basri Elezi, deri tani nuk ka asnjë vendim qeverie në lidhje me fondin apo me kriteret që duhet të plotësojnë familjet.
Që nga fillimi i aplikimit të dhënies së kredive të buta për familjet e pastreha në qytetin e Kukësit kanë përfituar vetëm 100 familje . Vendimi për bllokimin e fondit të destinuar për familjet e pastreha u dha gjatë muajit dhjetor nga Ministria e Zhvillimit Urban.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO