Kukës/ Foshnja 3-muajshe ndërron jetë në banesë! Dyshohet si pasojë e asfiksisë

Një foshnje 3-muajshe ka ndërruar jetë në  qytetin e Krumës të Hasit. Policia është njoftuar nga nëna e saj se fëmija kishte ndërruar jetë në shtëpi. Mësohet se nëna 31 vjeçe  e foshnjës ishte me probleme të shëndetit mendor dhe jetonte e me nënën e saj me djalin e porsalindur.

Ndërkohë në një prononcim për mediet drejtori i spitalit Has, Shaban Peka ka theksuar se në trupin e foshnjës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe do të pritet raporti mjekoligjor për të parë dhe shkaqet e vërteta të vdekjes së fëmijës.

'Foshnja është konstatuar pa shenja jete në banesë nga mjeku i roje. Foshnja e gjinisë mashkull, foshnja është morgun e Tiranes dhe mjekësia ligjore do përcaktojë shkakun e humbjet së jeteës.'- tha ai.

Ndërkohë ngjarja ka shokuar jo vetëm banoret e qytetit të Krumës, por edhe institucionet që i kanë ofruar shërbime mbështetëse e sociale nënës 31 vjeçare  Gentiana Peca.

Nënkryetarja e Bashkisë Has Drita Meshi nënkryetarja thotë se bashkia i ka dhënë gjithë ndihmën e nevojshme gruas dhe foshnjës duke i ofruar banesë dhe ushqim dhe gjithçka të nevojshme për fëmijën.

'Kemi insistuar që foshnja të qëndronte në jetimore dhe gruaja  në qendrat rehabilituese por gruaja ka refuzuar  bashkë me nënën e saj të cilet nuk kanë pranuar.'- tha Meshi.

Esmeralda Ahmati punonjëse e njësisë  për Mbrojtjn e Fëmijëve thotë se si së njësi kemi bërë të gjitha për nënën dhe foshnjen sa i përket trajtimit dhe asistencë sociale banese, ushqim, pagim i ilaçeve.

'E kemi nisur disa herë në Shkodër, por ajo është rikthyer në Has me kërkesë të saj. Kemi bërë që foshnja pas lindjes ta linim në Tiranë, por është refuzuar nga ana e nënës dhe e gjyshes së foshnjës, e cila ka nënshkruar dhe një deklaratë ku gjyshja merr përsipër kujdestarinë.'- tha ajo.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

Policia ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka merr dëshmitë e të afërmve për të zbuluar shkakun e vdekjes. Paraprakisht, dyshohet se foshnja ka vdekur nga asfiksia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:10
Vdekja e foshnjes 3-muajshe në Has, reagon bashkia: E ëma me probleme të shëndetit mendor, i propozuam që t'ia rrisim ne fëmijën, kundërshtoi gjyshja

Bashkia e Hasit ka reaguar në lidhje me vdekjen e foshnjës 3 muajshe në këtë qytet. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, bashkia bën me dije se  ka qenë e nevojshme ndaj nevojave të familjes dhe e ka mbështetur me ushqime dhe medikamente.

Më tej ato theksojnë se duke njohur situatën e familjes, ku mamaja e foshnjës ishte diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor, ka propozuar vendosjen e fëmijës në një institucion të përkujdesit për fëmijë, e cila është kundërshtuar nga gjyshja.

'Në emër të gjithë qytetarëve të Hasit, Bashkia e Hasit i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Peca për humbjen tragjike të foshnjes.

Bashkia Has në bashkepunim me partnerë të tjerë në vazhdimësi ka qenë e vëmendshme ndaj nevojave të familjes duke i mbështetur ata, duke i ofruar banese sociale, ushqime dhe medikamente.

Krahas kësaj ndihme, nga strukturat e sherbimit social, nëna mbështetet me pagesën e programit të aftësisë së kufizuar. Gjithashtu është përfituese e ndihmës ekonomike.

Duke qenë se zonja është diagnostikuar me problematika të shëndetit mendor, grupi teknik ndërsektorial ka propozuar vendosjen e fëmijës në një institucion të përkujdesit për fëmijë, si një masë emergjente pasi prindi nuk mund të ushtrojë përgjegjësinë prindërore, masë e cila u kundërshtua nga gjyshja e fëmijës, e cila ka deklaruar se do të kujdeset për fëmijën. Në këto kushte, pas deklaratës së lëshuar nga gjyshja e femijes, ka qenë i pamundur transferimi në institucion rezidencial.

Edhe një herë Bashkia Has me pikëllim dhe dhimbje, shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të fëmijës për humbjen e rëndë.'- njofton bashkia.

 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/12/2021 01:19

    Thjesht pse ka nenen me probleme mendore,nuk duhet te hidheni ne dyshime,mund te jete PPD,ose shkaktar mund te jete SIDS(sudden infant death syndrome).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi