Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën

Banorët e fshati Çajë që jetojnë me bujqësi e blegtori por dhe turistët vendas e të huaj që zgjedhin për të vizituar këtë zone ankohen për rrugën e pa asfaltuar. Mungesa e infrastrukturës bëhet shkak për mungesën e zhvillimit të turizmit.

‘Fshati ka rreth 35 40 shtëpi. Jetojnë me blegtori, bujqësi. Infrastruktura shumë dobët’, shprehet një banor.

Investimi në aksin rrugor 15 km Bushtricë- Çajë do të thotë më shumë turizëm.

‘Infrastruktura sjell zhvillim’, shtoi ai.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit Albert Halilaj shprehet se për këtë rrugë është dërguar projekti në qeveri dhe pritet miratimi.

‘Në lidhje me infrastrukturën kemi një sërë projektesh për tu financuar nga qeveria shqiptare, për të rritur numrin e vizitorëve dhe turistëve në zonë’, thekson kryebashkiaki i Kukësit, Albert Halilaj.

Kjo zonë është ndër më të preferuarat nga të pasionuarit e turizmit malor sepse është pika fundore e Shtegut të Ngjyrave. ndërsa mikpritja e banorëve është një tjetër vlerë karakteristike përpos bukurive natyrore.

Çajë, ndan kufirin administrativ të Kukësit me Dibrën por dhe kufirin shtetëror Shqipëri-Kosovë- Maqedoni.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia