32 sanitare të spitalit rajonal dhe maternitetit të Kukësit janë larguar nga puna, çka ka bërë që ato të dalin në një protestë dhe të kërkojnë rikthimin e tyre në punë, dhe për këtë janë njoftuar me postë.
 
Mëngjesin e sotëm punonjëset sanitarë kanë protestuar përpara godinës së drejtorisë së spitalit, ku kanë kërkuar që drejtuesit e këtij institucioni të rishikojnë vendimin.
 
Nga ana tjetër, ato kanë deklaruar se, largimi nga puna ka ardhur me motivacionin e “Shkurtimit të vendit të punës”, por në fakt ata janë zëvendësuar nga militantë partiakë.

Ne kërkojmë të drejtën tonë. Ministrit i bëjmë thirrje të vendosë dorën në zemër. Ne punëtorëve, edhe nëse nuk mundet të na çojë atje ku kemi qenë, të na fusë në punë. Të paktën të jemi në punë” thotë një nga sanitaret.

Ndërkohë, një tjetër shton se, “Ne duam të vijojmë punën. Kam 30 vite që punoj këtu. Kam djalin në shkollë. Ia bëj bukën këtu e ia çoj me fugon. Nuk është e drejtë, pasi me këtë rrogë ne ushqehemi. Ky është një krim që ka bërë ministria” thotë ajo.

Sakaq, një tjetër shton se, “Na kanë hequr nga puna padrejtësisht. Unë kam edhe 10 vite që të dal në pension. Lajmi na ka ardhur me zarf nga posta. Na kanë detyruar që të firmosim” thotë ajo.

Kam 35 vite punë dhe të më heqin kështu nga puna, kjo nuk bëhet. Më heqin mua e më zëvendësojnë me të tjera” tha një tjetër.

spitali kukesit

spitali kukesit