Gjatë ditës së djeshme një 72- vjeçar është arrestuar në Kukës pasi ka kanosur me armë një 48 vjeçar.
Policia bën me dije se 72 vjeçari, Shaip Peposhi ka kanosur me një armë tip pushkë I.P, ndërkohë që ende nuk bëhen të ditura motivet e ngjarjes.
Mbi Shaip Peposhin rëndon akuza e “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kanosja”.
Njoftimi i policisë:
Kanos me armë zjarri për motive të dobëta, një shtetas.
Arrestohet nga Policia.
Gjithashtu, sekuestrohet arma e zjarrit, tip pushkë.
Më datë 15.09.2017, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Shaip Peposhi, 72 vjeç, banues në fshatin Zall Lusën, Kukës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Lusën, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri, tip pushkë, shtetasin I.P., 48 vjeç, banues në fshatin Lusën, Kukës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma zjarrit, tip pushkë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Kanosja", parashikuar nga nenet 278 dhe 84 të K.Penal.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com