Banorët e fshati Kolsh në Kukës kërkojnë rrugë alternative pas bllokimit të të vetmes rrugë që lidh fshatin me kullotat dhe bjeshkët.
Firma koncesionare e “Rrugës së Kombit”, në afërsi të tunelit, që prej datës 5 maj ka bllokuar rrugën lidhëse të fshatit me kullotat.
Banorët e zonës janë të detyruar që të udhëtojnë deri në mbikalimin e Thirrës, në mënyrë që të kenë mundësi të kalojnë në kullotat e fshatit.
Banorët e zonës kanë lënë një afat 5 ditor për zgjidhjen e problemit të tyre, ato thonë që kanë 2300 ha pyje dhe kullotat janë i vetmi burim jetese për ta, që lidhen me rrugën e shërbimit e cila qëndron e bllokuar që prej datës 5 maj.
Kërkesat për një rrugë alternative ndaj qeverisë janë bërë nga përfaqësia e fshatit me 800 banorë.