Kukës/ Konflikt mes fqinjëve, arrestohet një person që qëlloi me armë zjarri! Sherri mes fëmijëve 10-vjeçarë kalon tek prindërit
Një konflikt mes 2 banorëve në lagjen Gostil të Kukësit ka përfunduar me arrestimin e njërit prej tyre i cili qëlloi me armë drejt fqinjit të tij. Policia njofton se Behar Elezi është konfliktuar me fqinjin e tij me iniciale R.S. për motive të dobëta. Më pas, Behari është larguar, ka marrë armën e zjarrit tip kallashnikov dhe ka shkuar sërish në banesën e fqinjit.
Redaksia 12 Shkurt 2021, 17:30 | Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 21:01
KUKËS - Një konflikt mes 2 banorëve në lagjen Gostil të Kukësit ka përfunduar me arrestimin e njërit prej tyre i cili qëlloi me armë drejt fqinjit të tij.
Policia njofton se Behar Elezi është konfliktuar me fqinjin e tij me iniciale R.S. për motive të dobëta. Më pas, Behari është larguar, ka marrë armën e zjarrit tip kallashnikov dhe ka shkuar sërish në banesën e fqinjit.
Ai ka qëlluar me breshëri duke dëmtuar mjetin e fqinjit të tij she dhe një makinë të një personi tjetër që ishte në lëvizje. Sipas policisë, Elezi është një person me precedent të mëparshëm penal.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur asnjë të lënduar. Kur policia mbërriti në vendngjarje, Elezi ka tentuar të arratisej, por është ndaluar nga efektivët e policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike dhe një sasi municionesh. Behar Elezi u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Kukësit për veprime të mëtejshme procedurale.
Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Kukës, për dokumentimin të rrethanave të ngjarjes.
Behar Elezi
Arma tip AK-47 (Kallashnikov) e pajisur me bajonetë
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Sherri mes fëmijëve 10-vjeçar kalon tek prindërit, 'plas' kallashi në Kukës! Efektivët e policisë përleshen me autorin
Report Tv mëson detaje të reja nga konflikti me fqinjëve pasditen e kësaj të premte në lagjen Gostil të Kukësit.
Efektivët e policisë arritën t'i heqin kallashniovin nga dora e Behar Elezit dhe më pas janë përleshur me të.
Në momentin e kapjes, Behar Elezi e kishte kallashnikovin me fishek në gojë. Konflikti kishte nisur më herët mes dy fëmijëve 10-vjeçare të të dy fqinjëve.
Behar Elezi në gjendje të dehur ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të makinës së komshiut duke dëmtuar edhe një makinë tjeter në rrugë.
ja dhe nje rast per hakmarrje sa te dali nga burgu e fillon pastaj lufta mes fiseve per gjakmarje ....se kshu e do kanuni.
o kafshe mjaft me arme se po zhdukeni e po merni ne qafe njerez te fisit qe nuk kane faj
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.4%
Vendos filtra
16.6%
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7817
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
ja dhe nje rast per hakmarrje sa te dali nga burgu e fillon pastaj lufta mes fiseve per gjakmarje ....se kshu e do kanuni. o kafshe mjaft me arme se po zhdukeni e po merni ne qafe njerez te fisit qe nuk kane faj
Përgjigju