Kukës-Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi lëvizte me automatik në makinë. Në pranga janë vendosur edhe dy shokët e të riut për moskallëzim krimi.

"U arrestuan në flagrancë: T. H., 23 vjeç, banues në fshatin Shishtavec, për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

E.Ç., dhe A .S., të moshës 23 vjeç, të dy banues në fshatin Shishtavec, për moskallëzim krimi", informoi sot policia.

Në bazë të kontrolleve blutë sekuestruan  dy armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë)- njërën prej të cilën e gjetën në banesën e të riut.

Operacioni u kodua “Armed”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme.