KUKES - Zbardhet vdekja e djalit 10 vjeçar me inicialet E.I, i cili  mbërriti i pajetë pasditen e djeshme në spitalin rajonal të Kukësit.

Aty u konstatua se kishte plagë me armë zjarri, ndërkohë që sot policia dha detajet.

Sipas të dhënave nga policia e Kukësit, mësohet se 10 vjeçari po luante me motrën e tij 9 vjeçare në shtëpinë e tyre në fshatin Shikaj në komunën Malzi në Kukësit. Arma ka qenë e varur tek dhoma e gjyshit të vet, dhe në lojë e sipër është marrë nga vajza 9 vjeçare.
 
Çiftja, ka qenë e mbushur dhe gjyshi e mbante me leje. Aksidentalisht 9 vjeçarja ka shkrehur armën në drejtim të vëllait të saj, duke e lënë të vdekur në vend. Menjehërë është ngritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

Redaksia Online
(sg/by/shqiptarja.com)