Kukës, ndotja e ujit të pijshëm
çon në spital dhjetëra persona

Kukës, ndotja e ujit të pijshëm<br />çon në spital dhjetëra persona
KUKËS - Ndotja e ujit të pijshëm në qytetin e Kukësit, ka bërë që të shtohen rastet e personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit.

Kjo situatë e krijuar ka ardhur pas ndërrimit të rrjetit ekzistues të ujit të pijshëm, me atë të riun, gjë që tregon se rrjeti i ri nuk është i sigurt.

Mjekët thonë se pacientët, e rritur dhe ata të vegjël, paraqiten në repartin e urgjencës me probleme gastro-intenstinare dhe numri i vizitave në një ditë arrin në më shumë se 80 persona.

"Këto ditë ka patur probleme gastro-intestinale. Ka patur të rritur, edhe fëmijë, me çrregullime. Një pjesë e tyre ka qenë pa temperaturë, tek fëmijët sidomos"- thotë mjeku pediatër Nikolin Martini.

Personat që kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit nuk i përkasin një blloku pallati apo lagjeje, të caktuar, por gjeografia e tyre është e shpërndarë çka do të thotë se rrjeti i ujësjellësit paraqet probleme në të gjitha pjesët ku është ndërhyrë.

“Gjeografia e tyre është shumë e shpërndarë që do të thotë se nuk ka të bëjë me një zonë të caktuar” shprehet mjeku Nikolin Martini. Ujësjellësi i ri Kukësit thuajse ka përfunduar, por problemet e shfaqura tek banorët tregojnë se uji në çezmat e konsumatorëve nuk mbërrin i pastër.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim