Një 51-vjeçar është arrestuar nga blutë e Kukësit për për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

51-vjeçari i cili ishte në kërkim ishte dënuar nga Gjykata e Kukësit me një vit burg.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Sektorit Operacional të DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan dhe kapën në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, shtetasin në kërkim:

-G. Gj., 51 vjeç, banues në Kukës.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit burgim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

_______________

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë