KUKES-Policia e Kukësit ka vënë në pranga tre persona të cilësuar si “banda e grabitësve adoloshentë”. Arrestimet janë kryer pak para mesnatës së kaluar. Të arrestuarit janë Leonard Deliahasanaj 20 vjec me banim në Kukës, një 15 vjecar për të cilin policia jep vetëm inicialet E.G. me banim në Kukës si dhe Drilon Onuzi 18 vjec edhe ky me banim në Kukës. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë që ndihmonin grabitësit e sipërpëremendur. Këta janë Shpetim Manaj e Artan Toshi Policia ka të dokumentuara të paktën 12 vjedhje brenda ne qytet të kryera nga të arrestuarit. Pak ditë më parë “banda”në fjalë ka arritur të vjedhë zyrat qendrore të CEZ në Kukës. Janë dokumentuar gjithashtu vjedhja e dy banesave dhe 6 subjekteve private në qytet, mes të cilave dhe Turizmi i Ri.(ns/shqiptarja.com)