Zona e Lumës në Kukës dhe Kosova njihen për punimet e bukura artizanale, të cilat janë ekspozuar dhe shitur në tregje të ndryshme rajonale dhe evropiane.

Sot, artizanati në këto zona ka ngecur disi dhe punimet me dorë e etnografia kryhen nga pak gra e vajza, që ende vazhdojnë të ruajnë traditën. 

Një panair i çelur në Muzeun Etnografik të Kukësit me punime artizanale e veshje tradicionale, janë shenjat e një mbijetese dhe përpjekjeve që po bëhen për ruajtjen e vlerave autentike dhe tradicionale. 

Artizanët pjesmarrëses thonë se ende mundohen të mbajnë traditën gjallë dhe punojë në këtë zanat, ndërsa panairet mbeten e vetmja mundësi për të ringjallur traditën.

Në Kukës dhe Kosovë prej më shumë se dy dekadash, tradita e punimit me dorë po mbijeton vetëm falë disa sipërmarrjeve të vogla dhe familjare.

Ndërkohë, të rinjtë kanë nisur përdorim të gjërë të veshjeve popullore në dasma dhe aktivitete kulturore në shkolla. Ky panir mblodhi artizane të Lumës, Hasit Dragashit, Suharekës e Prizrenit.

[gallery]19848[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com