Kukës, pas dasmës vrau hasmin
në gjyq dosja kundër Alidinit
Një vrasje e kryer 19 vite më parë në zonën e Kukësit, i ka hapur plagët sërish, ku djali i Ismail Alidinit, ka marrë hak për babanë e tij, të vrarë në 1997 nga shtetasi Behram Isa, babai i viktimës Miraim Isa.
Një vrasje e kryer 19 vite më parë në zonën e Kukësit, i ka hapur plagët sërish, ku djali i Ismail Alidinit, ka marrë hak për babanë e tij, të vrarë në 1997 nga shtetasi Behram Isa, babai i viktimës Miraim Isa.
Krimi i rëndë ka ndodhur në një fshat të Kukësit. Në atë kohë, djali i mbetur jetim ishte 5 vjeç, i cili rritej bashkë me rrëfimin e familjarëve të tij se si iu vra i ati në oborrin e shtëpisë.
Në të vërtetë, vrasësi u kap nga Policia dhe u dënua me 13 vjet heqje lirie. Ai para disa vitesh doli nga burgu dhe më pas vdiq në shtëpi, por duket se kjo nuk e ka zgjidhur situatën e rënduar mes dy familjeve.
Të dy të rinjtë ishin në një dasmë në një fshat në Kukës, dhe teksa po ktheheshin nga dasma ata janë ulur me shoqërinë e tyre në ambientet e një lokali.
Por pikërisht në këtë çast, djali i viktimës së mbetur në 1997, shtetasi 24 vjeçar Ismail Alidini, ka sulmuar dhe qëlluar disa herë me thikë shtetasin Miraim Isa, duke e lënë të vdekur në vend.
Megjithëse ai është larguar me shpejtësi policia e Kukësit ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë autorin e krimit të rëndë, duke e akuzuar për akuzat “Vrasje për gjakmarrje", "Prodhimit mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje te armeve te ftohta".
Tashmë dosja penale në ngarkim të Ismail Alidinit është dërguar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, dhe se pritet që shumë shpejt të fillojë gjykimin.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4577
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45