Kukës, përkujtohet 20-vjetori i eksodit të kosovarëve, Majko: Ky kufi duhet të jetë i Kosovës dhe Shqipërisë

Është përkujtuar këtë të martë 20 vjetori i eksodit të kosovarëve. Në kujtim të eksodit të vitit 1999 ku më shumë se një milion shqiptarë të Kosovës u dëbuan nga shtëpitë e tyre, pas 20 vitesh është improvizuar një tjetër eksod në kohë paqeje, ku në mënyrë simbolike me qindra qytetarë nga Kosova kanë kaluar kufirin Vërmicë -Morinë për të mbërritur në Kukës. Ata janë shprehur se ajo periudhë ishte çmenduri dhe i falënderohen  Shqipërinë që ju hapi dyert në atë kohë  të errët për Kosovën.

"Kemi qenë vëllezër, jemi bashkuar. Jemi një dhe lutem Zotit që të bëhemi një", tha një shqiptar nga Kosova.

"Nuk i harrojmë ato ngjarje kurrë. Ajo është një histori e çmendur. Kemi qenë rreth shumë familje , na kanë marrë këtu, na kanë bërë gjithë të këqijat. Falenderojmë shtetin shqiptar që na ka prit mirë, që na ka strehuar. Bashkimi është mbi të gjithat", u shpreh një tjetër.

Në përkujtim të 20 vjetorit ishte i pranishëm edhe Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ish- kryeministër ne kohën e luftës, nga ku u shpreh se kufiri mes dy shteteve vazhdon të jetë po ai i i ish-Jugosllavisë  dhe duhet punuar për ta shndërruar në një kufi të shqiptarëve, duke nënkuptuar heqjen e kufirit.

"Është kënaqësi. Pas 20 vitesh, flet vetë gjithçka, çfarë ka ndodhur, si kujtohet, çfarë ka ndryshuar dhe arsyeja përse jemi të gjithë bashkë këtu. Jemi shqiptar, dhe ky kufiri këtu është kufiri i Jugosllavisë. Duhet ta bëjmë të Kosovës dhe Shqipërisë", tha Majko.

Siç çdo vit, Bashkia e Kukësit dhe Këshilli i qarkut bënë pritjen simbolike të qytetarëve kosovarë në Morinë, ndërsa në nder të këtij përkujtimi u organizuan aktivitete të shumta.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump