Një aksident është shënuar gjatë orëve të natës në qytetin e Kukësit. Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës së ish-“Turizmit të Ri”, ku një automjet i parkuar është goditur nga pas nga një tjetër mjet në lëvizje.
Përplasja ka qenë e fortë sa mjeti i parkuar është zhvendosur disa metra, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar.
Kalimtarë të rastësishëm kanë konstatuar makinën e dëmtuar në orët e para të mëngjesit dhe kanë njoftuar policinë.
Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme
Automjeti që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion për drejtuesin e saj.
Policia po punon për identifikimin e mjetit të përfshirë dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komente







