KUKËS - Në repartin 2210 nuk ka ndodhur shpërthim siç u njoftua fillimisht por është shembur një nga depot e këtij reparti. Është Ministria e Mbrojtjes që me anë të një njoftimi për mediat, ka bërë të ditur se, roja i repartit Kastriot Shahu nuk është plagosur nga ndonjë shpërthim, por sepse është shembur ish-depoja që përdorej për veshëmbathje.
Sipas ministrisë, “rreth orës 08.30, të datës 13.04.2014, Pr. II, Kastriot Shahu me detyrë roje në Detashmetin e Mbrojtjes Rajonale Kukës, strukturë në vartësi të BrMR, në zbatim të planizimit të shërbimit ditor është paraqitur për të marrë shërbimin në objektin e këtij reparti. Objekti është brenda planit të përhapje dhe ruhet me vëzhgim”.
Ministria ka sqaruar se, “në momenti e kontrollit të objektit nga Pr. II, Kastriot Shahu është vënë re se në një nga objektet (ish-depo e veshmathjes) dera e jashtme rezultonte e hapur. Gjatë kontrollit për verifikimin e këti fakti roja është futur në objekt”.

(Në foto: Reparti ushtarak në Kukës ku ndodhi shpërtimi mëngjesin e sotëm)
“Në këtë moment nga personeli i shërbimit të Vendrojes Nr. II, i cili ndodhej në afërsi të këtij objekti është dëgjuar një zhurmë dhe është vërejtur pluhur. Nga personeli i shërbimit sipas linjës së drejtimit është shkuar menjëherë në vendngjare dhe është vërejtur se Objekti (ish-depo e vezhmathjes ) ishte shembur dhe roja ndodhej nën rrënoja”, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes në komunikim e saj për median.
Ndërkaq, “menjëherë është lajmëruar linja e komandimit të reparti dhe Forcave te Armatosura, policia e rendit dhe zjarrfikësit. Gjithashtu Pr. II, Kastriot Shahu është dërguar për marrjen e ndihmes së parë në spitalin e Kukësit, ku nga raportimet e para rezulton se ka pësuar demtime të gjymtyrëve por është jashtë rezikut për jetën”.
“Aktualisht për ndihmë më të specializuar Pr. II, Kastriot Shahu është dërguar në Qendrën e Traumës. Për ngjarjen në fjalë strukturat përkatëse vazhdojnë hetimin”, përfundon njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës.
ORA 10:07 KUKES, SHPERTHIM NE NJE REPART USHATARAK, PLAGOSET ROJA
Një nga rojet e sigurisë në repartin ushtarak numër 2210 në vendin e quajtur “Lugu i keq”, në Kukës ka mbetur i plagosur ndoshta nga një shpërthim ende i pa verifikuar zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes.
Ngjarja e rëndë është regjistruar mengjesin e sotëm rreth orës 09:20 në ish-godinat e Divizionit të Kukësit, ndërsa burime nga policia lokale e këtij rrethi kanë bërë të ditur se i plagosur është Kastriot Shahu.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje.
Me vonë bluzat e bardha panë këtij spitali duke parë gjëndjen e rëndë shëndetësore të të plagosurit e kanë dërguar atë me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet për mjekim më të specializuar.
Blute e Kukësit ende nuk kanë një motiv zyrtar për motivet e shpërthimit, ndërkaq kanë nsiur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO